Take a fresh look at your lifestyle.

Ekskluzive: I riu që gjuajti me karrige në Kuvendin e LDK-së, është djali i kryetarit të degës së AAK-së në Matiçan

Përplasja e djeshme në nëndegën e LDK-së në Mat të Prishtinës, kishte nisur nga familjarë të zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Grushte, shkelma, dhe mbi të gjitha ‘fluturim’ i karrigeve, mbizotërojë në Kuvendin e djeshëm.

Gazeta Blic, sjell ekskluzivisht, personat që u përfshinë në rrahje dhe lidhjen e tyre me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Personi që shihet në video, duke gjuajtur karrige mbi delegatë, është Florent Bekteshi, djali i kryetarit të nëndegës së AAK-së në Matiçan, Shukri Bekteshit.

Florent Bekteshi, shihet edhe në disa pamje tjera, teksa është prezent në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së në Mat. Madje, ai shihet shumë i revoltuar.

Përtej kësaj, babai i Florentit, Shukri Bekteshi, i cili ani pse është zyrtar i AAK-së, gjatë ditës së djeshme, para se të ndodhte rrahja, ka paralajmëruar për atë që do të ndodhte.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, mëngjesin e djeshëm, Shukri Bekteshi, ka thënë se pavarësisht që me Sherif Vranjollin i ndajnë partitë. “kurrë s’jemi nda për qëllime të përbashkëta”.

Bekteshi paralajmëroi se diçka do të ndodhte, duke iu thënë personave brenda LDK-së të cilët ishin kundër që Sherif Vranjolli të zgjidhet kryetar i nëndegës në Mat, se “Sherifi nuk ta mbushë syrin, por ta mbushë birën”.

Pamje te djalit te Shukri Bekteshit, kryetarit te Nendeges se AAK-se ne Matican
Florent Bekteshi

Sipas këtyre pamjeve që Gazeta Premium merr nga Gazeta Blic, shihet se çdo gjë ka qenë e orkestruar.

Kujtojmë se kryetari i zgjedhur pas përleshjes Sherif Vrajolli, del që ka patur afërsi me kandidatin Hazir Borovci, dhe krejt kjo hedh dyshime të mëdha për strukturat e kësaj dege se a janë ata vërtetë mbështetës të kësaj partie.

/GazetaPremium