Take a fresh look at your lifestyle.

Berisha: Mediat janë në një pozitë mjaft të vështirë

Gazetarja Arta Berisha në një debat në RTK, ka konstatuar se mediat janë në pozitë mjaft të vështirë sa i takon raportimit të lajmit.

Gazetarja Arta Berisha në një debat televiziv në RTK, ka cekur vështirësitë që hasin mediat dhe gazetarët ndaj publikimit të lajmit. Kjo pasi sipas zonjës Berisha, “gazetarët kanë problem në mes të asaj se a duhet të publikojnë atë që është në interes të publikut apo atë që është më interesante.”

Gazetarja Berisha tutje shtoi se duhet të shpalosen edhe ajo që quhet fjalor vulgar i politikanëve, kjo sepse qytetari duhet të dij se kënd po e voton, duke shtuar se pasi që hapësira më e madhe po i ofrohet mediave online, ajo po keqpërdoret duke u shëndrruar në një industri ku shitet lajmi, dhe ku lajmi përdoret si mall për tu shitur.

Kujtojmë që gazetarja Arta Berisha ka bërë edhe disa hulumtime mbi lajmet e rreme apo siç njihet në boten mediale si “fake news”.

/GazetaPremium