Take a fresh look at your lifestyle.

Abelard Tahiri: PDK s’ka informacion për takimin në Berlin, qysh nesër presim informata nga Haradinaj

Ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si parti nuk kanë qenë të informuar për një takim të zhvilluar në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë për takimin që ka zhvilluar Kryeministri në Bruksel nuk kanë qenë të informuar as partnerët tjerë të koalicionit.

“Besojmë se qysh nesër e tutje Kryeministri dhe zyrtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e këtij takimi do të bëjnë të ditura temat që janë diskutuar në këtë takim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

yrtari i PDK-së ka thënë se tashmë është e ditur se Kosova ka një delegacion të mandatuar dhe një rezolutë të re për të zhvilluar takime me palën serbe.

“Ka njerëz të mandatuar për dialog dhe ne do të shohim se cili ka qenë pozicioni i tyre. Ne kemi parë që njerëzit që janë të mandatuar ta udhëheqin dialogun nuk kanë qenë pjesë e këtij takimi dhe besojmë se do të marrim informata shtesë se cili ka qenë qëllimi i këtij takimi që tashmë është konfirmuar edhe nga vet Zyra e Kryeministrit që është mbajtur në Berlin dhe presim informata shtesë nga Zyra e Kryeministrit dhe Kryeministri”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë ka thënë ndër të tjera se qëndrimi i PDK-së është se taksa nuk mund ta rrëzoj Qeverinë.

/GazetaPremium