Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Do ta respektoj vendimin e Kryesisë së LDK-së

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi ka sqaruar shumë gjëra lidhur me zgjedhjet brenda kësaj partie,

Deputeti i LDK-së njëherish edhe kandidati i kësaj partie për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2017-të Arban Abrashi, ishte i ftuar në emisionin Pressing në televizionin T7.

Abrashi përballë moderatorit Leonard Kërquki sqaroi problemet që e lidhin atë dhe LDK-në me zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Sipas Abrashit, LDK është dukshem parita e parë në raport me subjektet tjera politike, dhe kjo sipas tij po e bënë që qytetarët t’ua mësyjnë kuvendeve zgjedhore në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, madje sipas Abrashi kjo është pozitive pasi që qytetarët e sidomos të rinjtë po e shohin LDK-në si shpresë për vendin.

I pyetur për garën në degen e III-të të cilen aktualisht e udhëheq Hazir Borovci, Abrashi ka thënë që: “nuk e kam shpallur kandidaturen ende, por kam punuar me kërkesë të të rinjëve sidomos, e sidomos atyre që më kanë mbështetur edhe në garen për Prishtinë në 2017-tën, por kandidaturën nuk e kam shpallur.”

I pyetur për përjashtimin nga gara e degës së tretë, Abrashi ka refuzuar ta quaj përjashtim, kjo pasi që ai ende nuk e ka shpallur kandidaturen për këtë degë, duke thënë se: ” do ta respektoi vendimin e Kryesisë së LDK-së, kjo sepse të gjithë ata që më njohin e dinë që unë jam një mbështetës i institucionalizmit brenda LDK-së.”

Tutje Abrashi i ka quajtur si të shëmtuara aktet e dhunes në kuvendet e LDK-së, duke potencuar se kuvendi i Matiqanit është prishur nga aktivistet e partive të tjera, dhe kjo sipas tij dëshmohet me pamje dhe me video.

Kujtojmë që zotri Arban Abrashi bashkë me Hazir Borovcin janë përmendur si dy nga kandidatët për Kryetar të Degës së Tretë e cila njihet edhe si dega e Presidentit Rugova.

/GazetaPremium