Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasadori norvegjez: Vonesa e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshinë disa rreziqe

Është duke u zhvilluar konferenca Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i organizuar nga RIDEA.

Gjatë kësaj konferencë është deklaruar edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastand.

Ambasadori norvegjez tha se Kosova ka një shembull të mirë marrëveshjen e arritur në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe përfitimet që Maqedonia veriore ka nga kjo arritje.

“Shembulli i mirë mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të shërbejë si shembull për të gjithë që shpërblimet janë të rëndësishme dhe dukshëm tani Maqedonia veriore bëhet anëtare e NATO-s.Është gjë e mirë dhe inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një dialog normalizimi dhe t’u ofrojë mundësi të reja për një devidente paqësore për një derë të hapur e cila për momentin është e mbyllur për Kosovën. Ky institut ka bërë dy studime për qytetarët dhe i pari është bërë në janar kurse i dyti në maj, qëllimi është që vendimmarrësve t’u jap lloj diference që kur të bëjnë dialog dhe kur bëjnë caktimin e prioriteteve. Ky studim është pjesë e një projekti më gjithëpërfshirës e mbështetur nga ambasada e Norvegjisë për një kohë të gjatë. Ky studim është me rëndësi të theksohet se shumica e banorëve të Kosovës e mbështesin dialogun dhe porosia kryesore është që populli kërkon ndryshimet. Për momentin të gjitha veprimet bilaterale për Kosovën dhe Serbinë e bëjnë të vështirë progresin në dialog, shpresojë që palët sa më parë t’i japin rast vetes për sukses dhe të jetë një hap pozitiv në qoftë se të dy shtetet do t’i zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, ka thënë ambasadori Stjaastand, transmeton Indeksonline.

Tutje ati tha se duhet krijuar një atmosferë e domosdoshme për të arritur suksese dhe se do të jetë tejet e nevojshëm që të ketë konsensus mes dy palëve, asaj kosovare dhe serbe.

“Palët në Kosovë pajtohen sa i përket njohjes por megjithatë nuk kemi konsensus sa i përket afateve apo zgjidhjeve të mundshme. Natyrisht nuk mbetet mua të them se cila duhet të jetë zgjidhja, kjo duhet t’i lihet partive vetë por besoj megjithatë se faktori kohë është i rëndësishëm, shpresoj se një marrëveshje e ndërsjellë do të arrihet në një kohë të arsyeshme, ndoshta gjatë këtij viti apo gjatë vitit ë ardhshëm. Vonesa e procesit do të përfshijë disa rreziqe, do të jetë e vështirë të parashihen kontekstet e ardhshme, ato vendore dhe ato të ardhshme, por do të vonojë edhe përfitimet ekonomike dhe politike që Kosova do të mund t’i kishte”, tha ai.

Ambasadori norvegjez shtoi poashtu se shpreson që ky studim të jetë i dobishëm për të gjitha debatet dhe diskutimet për dialogun në vend dhe që Qeveria e Kosovës të rris besimin dhe të ketë një proces të suksesshëm të dialogut dhe që të gjithë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive.

/GazetaPremium