Take a fresh look at your lifestyle.

Deputetët e LDK-së takohen me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, me zëvendëspresidentit e PE-së, Rainer Wieland, dhe 20 përfaqësuesve senior të CDU-së.

Avdullah Hoti në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi z. Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. 

Në fund të takimit z. Wieland falënderoi Hotin për takimin si dhe theksoi edhe një herë se LDK mbetet partneri më kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit tonë.

/GazetaPremium