Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj i kërkon Zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian ndihmë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland me të cilin ka thënë se ka biseduar lidhur me projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se atij i ka kërkuar përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë.

“I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë”, ka shkruar ai.

Ky është shkrimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj

“Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.
I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë. 
Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.

RH”

/GazetaPremium