Take a fresh look at your lifestyle.

Ndahet nga jeta “Salome”

Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare aktorja e njohur meksikane Edith Gonzalez. Ajo ishte diagnostikuar tre vite më parë me kancer dhe pavarësisht terapive intensive nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen.

Lajmi për vdekjen e 54 vjeçares është konfirmuar nga mediat në Meksikë.

Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar me telenovelën ‘Salome’, ku ishte personazhi kryesor. Njofton Top Channel.

Në karrierën e saj të gjatë, të nisur që në vitin 1970, Gonzalez numëron me dhjetëra role në filma dhe telenovela të njohura në mbarë botën.