Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut pikënisja e shtetësisë së Kosovës

Kryeministri Haradinaj ka përkujtuar veprën e 2 Korrikut 1990, duke e quajtur si pikënisja më e rëndësishme e Kosovës.

Këtu gjeni deklaraten e plotë të Kryeministrit Haradinaj.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës!

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë. Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrres shekullore, shtetit të pavarur. RH”

GazetaPremium