Take a fresh look at your lifestyle.

Mustafa: 2 Korriku 1990, akt vendimtar në historinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar diten historike të deklarates së pavarësisë së 2 Korrikut 1990. Ai këtë moment e ka quajtur si historik për Kosovën.

Më poshtë gjeni deklaraten e plotë të z. Mustafa dërguar mediave.

“Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990 ishte akti me rëndësi vendimtare për historinë e re të Kosovës.

Kjo deklaratë ishte padyshim pikënisje e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave.

Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”.

Kujtojmë që me 2 Korrik 1990 deputetet e kuvendit të asaj kohe, kishin shpallur pavarësinë e Kosovës përmes një deklarate publike, deklaratë kjo e cila ishte bërë në kushte dhe në gjendje të jashtzakonshme.

/GazetaPremium