Take a fresh look at your lifestyle.

Abdixhiku: Zaevi e vërtetoi skenarin e zi ku është përfshirë Thaçi me Vuçiqin, Erdoganin e Putinin

eputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ftuar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për telefonatën që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati me dy komikët rusë, derisa ka komentuar edhe votat e mocionit për rrëzim të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku duke folur nëT7tha se Zaev ka shpërfaqur një skenar të zi të Kosovës, që është i orkestruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me asistencë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Po besoj që kryeministri i Maqedonisë Veriore me kredibilitetin e vet ndonëse me një rast të gabuar e shpërfaqi një plan që padyshim e kemi dëgjuar si skenari më i zi i Kosovës, e skenari më i zi i Kosovës duket kështu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i asistuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është në bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe po asistohet nga Rusia e Turqia në ndarjen përkatësisht copëtimin e kufijve të pavarësisë së Kosovës që është më e thellë se diskutimi i demarkimit dhe skenari është frikësues jo vetëm të asaj që po diskutohet në tavolinë, po veç në ëndërr me e pa dikush që është në agjendë të Rusisë duhet me u shqetësu e me e bo temë nacionale, vetë fakti që presidenti i Kosovës e kryeministri i Shqipërisë për Kosovën është rast i paprecedent dhe i trishtueshëm”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka përmendur edhe rezolutën e propozuar nga LDK-ja e Vetëvendosja, me një pikë të vetme ajo për të mos negociuar me kufijtë e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës ka pasur disa herë raste që të ndërpresë presidentin dhe rasti i parë ka qenë në nëntor të vitit të kaluar ku si opozitë kemi propozuar rezolutën me një rresht të vetëm, kufijtë e Kosovës janë të negociueshëm. Haradinaj nuk e ka votu këtë rezolutë, idenë se kufijtë janë të panegocitueshëm dhe e ka lënë presidentin e vendit të merret me dialogun, ai kishte thënë se nuk merret me dialog se është sport i rëndë për të. Me këtë plasim ia ka mundësuar atij të diskutojë me një agjendë serbo-ruse”, tha deputeti, derisa ka shtuar se është një marrëveshje për qeverisje që është bërë nga presidenti e kryeministri.

“Kryeministri, presidenti, kanë marrëveshje të qeverisjes dhe të ndarjes së pushteteve. Janë bashkë hisenik në qeverisjen e Kosovës, Qeveria Haradinaj sot qëndron në këmbë falë votave që Thaçi i kontrollon te PDK po edhe te partitë tjera.

Dialogu për Haradinaj është sport i rëndë, kështu ka thënë me këto kontratat e mëdha unë mirren, t’i merru me këto ndarjen e territoreve, fakti që qeveria e Haradinaj varet prej votave të Hashim Thaçit ai është i pafuqishëm, që të votojë një rezolutë me vetëm një rresht që kufijtë e Kosovës nuk negociohen nuk ka guxu me votu, kaq është guximi politik i AAK-së”, ka shtuar tutje.

Sipas tij, presidenti ka motive pse është futur me një aventurë që i konvenon Rusisë.

“Thaçi  i ka motivet e veta pse futet në një avanturë që i konvenon Putinit, zhvillon takim me të për ta njoftuar dhe për të marrë bekimin e Rusisë. Motivi i tij është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, theksoi ai.