Take a fresh look at your lifestyle.

Analistët: ​Kërkesa e Veselit për komision hetimor për veteranët goditje ndaj Haradinajt

Dorëzimi i kërkesës për formimin e një Komisioni që do të hetojë listat e veteranëve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po shihet si e panevojshme, ndërhyrje në drejtësi dhe goditje ndaj parterit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Iniciativa e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli po shihet më shumë si një goditje e z. Veseli ndaj partnerit të tij qeverisës dhe Kryeministrit Haradinaj, se sa një iniciativë konkrete për zbardhje të rastit të listave të veteranëve.

Një gjë të tillë e ka cekuar edhe analisti Betim Musliu i cili tha se
inicimi i formimit të këtij komisioni, për Institutin e Kosovës për Drejtësi është e panevojshme dhe paraqet ndërhyrje në drejtësi, duke theksuar se
këtë iniciativë e sheh më shumë si një luftë politike mes partnerëve të koalicionit më saktësisht luftë e PDK-së kunder AAK-së dhe Kryeministrit Haradinaj, se sa që do të zbardhet diçka reale nga ky komision hetimor.

Ndërkaq, nga partia e kryeministrit Haradinaj nuk shprehen kundër këtij komisioni hetimor, por thonë se rasti është në gjykatë dhe se ajo i ka duart e lira që të veprojë dhe të konfirmojë secilin se a janë veteranë të rrejshëm, apo jo.

Deputetja Time Kadriaj e cila u gjend në listat e veteranëve të rrejshëm që u publikuan pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj ka thënë për KosovaPress se duhet që të hulumtohet për secilin rast veç e veç nëse ka qenë në luftë apo jo

Ndryshe, dy ditë më parë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërkesën e Veselit e kanë nënshkruar edhe 9 deputetë nga PDK-ja.

/GazetaPremium