Take a fresh look at your lifestyle.

Meta: Shkëmbimi i territoreve e zhbënë Shtetin e Kosovës, Thaçi ju ka hyp skijave

Ish-Deputeti i LDK-se Bardhyl Meta ka kritikuar ashpër iden e korigjimit të kufirit, ide të cilen ende po e mbron Presidenti Hashim Thaçi.

Meta në një emision debati me analistin dhe drejtorin e Klan Kosovës Baton Haxhiu, ka kritikuar shpër Presidentin Thaçi sa i takon temes së korigjimi të kufijve, kjo pasi sipas z. Meta një ide e tillë e zhbën shtetin e Kosovës.

Tutje Meta ka potencuar se Presidenti i vendit nuk dinë as çka flet, duke potencuar se: “djali nga Buroja ju ka hyp skijave”. Tutje Meta, theksoj se nuk duhet të flitet për ide të tilla pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njoftur nga mbi 110 vende, poashtu i njohur nga vendet më të fuqishme botërore.

Kujtojmë që idea e korigjimit të kufiirt është plasuar në Kosovë nga vet Presdienti Thaçi, i cili erdhi në këtë post me vota të deputetëve të LDK-së. Duhet theksuar poashtu, se kjo ide si e tillë daton që nga koha e para viteve 1999, kohë edhe kur kishte filluar idea për bërjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

/GazetaPremium