Take a fresh look at your lifestyle.

Me 3 Gusht 2019 LDK zgjedh kryetarin e saj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar orjentimisht datën e mbajtjes së kuvendit qëndror të saj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së ka caktuar edhe datën e kuvendit zgjedhor të kësaj partie, datë kjo që do të jetë me 3 Gusht 2019.

Këtu mund ta lexoni lajmin që LDK u ka dërguar mediave.

“Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Gjatë takimit u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës.”

Kujtojmë që LDK mbanë zgjedhjet e brendshme çdo 4 vite.

/GazetaPremium