Take a fresh look at your lifestyle.

Isa Mustafa: Ndjejë keqardhje që Haradinaj jep dorëheqje për shkak të Speciales

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shprehur keqardhje që Haradinaj dorëhiqet për shkak të Gjykatës së Hagës.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar duke shprehur keqardhje ndaj dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i LDK-së ka cekur se ai beson në luften e paster të UÇK-së duke thënë se beson shumë që Haradinaj do ta vërtetoj sërish pafajsinë e tij.

Ky është shkrimi i plotë i Isa Mustafës

“Qytetarë të nderuar,
LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.”

/GazetaPremium