Take a fresh look at your lifestyle.

Nënkryetarja e Rinisë së AAK-së, Kurtit: Si është e mundur që ju gëzove dorëheqjes së Haradinajt

Nënkryetarja e Rinisë së AAK-së Erblina Tahiraj ja thotë troç Albin Kurtit, si munde t’i gëzohesh dorëheqjes së Haradinajt?!!

Tahiraj ka thënë se nuk njeh shqiptar, që i gëzohet me emocion aq të madh, momenteve të vështira të një familjeje shqiptare.

Postimi i plotë:

“Këtë gëzim që reflektove sot Albin, nuk do mund ta kishte asnjë shqiptar i vërtetë, me traditë e me etikë.
Ku na mbeti ai “patriot” që e do vetëm UÇK-në dhe ngjyrat kuq e zi?

Pushteti për ty ishte ëndërr e parealizushme ndër vite dhe të kuptoj që mendon se sfidat e rënda që godasin kryeministrin historik z. Ramush Haradinaj mund të bëjnë ty më të fortë. Këtë e ke ëndërruar çdoherë, ke nxituar, ke ofenduar, pastaj je rrëzuar dhe ke vajtuar aq shumë sa ke irrituar gjithë qytetarët.

Sot Albin, duhet të kërkosh falje, ngase ky deklarim ishte paftyrësia më e madhe që mund të deklaroj një shqiptar.

Ti shqiptarizmin nuk e ndërron me asgjë, apo jo?

Megjithatë, edhe për një gjë më sigurove, se sot nuk po feston vetëm Vuqiçi, por edhe qarqet e shtetit të tij që veprojnë në Kosovë.”

Erblina Tahiri

/GazetaPremium