Take a fresh look at your lifestyle.

Thaçi i jep rëndesi më shumë këshilltarit të tij se Kryeministrit Haradinaj

Presidenti Thaçi edhe pse shpreh keqardhje për dorëheqjen e Kryeministrit Haradinaj, ai prapë i jep përparësi ftesës që gjykata speciale i ka bërë këshilltarit të tij z. Bislim Zyrapi.

Tutje Presidenti Thaçi tha se do ta respektoj dorëheqjen e Kryeminsitrit Haradinaj dhe do të zbatoj procedurat për ta quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këtu gjeni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH”

Kujtojmë që z.Thaçi ka qenë vazhimisht në kundërshtim të madh me Kryeministrit Haradinaj sa i takon takses, por edhe më shumë sa i takon temës së famshme të tij, asaj të Korigjimi të Kufirit.

/GazetaPremium