Take a fresh look at your lifestyle.

239 serbë marrin paga nga institucionet tona pa punuar

Serbët e veriut që janë të punësuar në institucionet kosovare. Ata paguhen nga buxheti i Kosovës, por nuk shkojnë në punë. Arsyetohen se po ndihen të rrezikuar nga bashkëkombësit e tyre.

Sipas zyrës së auditorit, ata nuk po respektojnë orarin edhe pse pagat i marrin ashtu sic është paraparë në kontratat e tyre

“Nuk ishin paraqitur në punë ashtu sic e kërkojnë kontratat e tyre, përderisa institucionet përkatëse kanë kryer pagesat për pagat e tyre”, është thënë nga Zyra e Auditorit.

Kujtojmë se në Mitrovicë Veriore serbët nuk paguajnë as rrymë, duke bërë që KEDSI të shtrajtoj rrymën për pjesën tjetër të Kosovës, me qëllimin që të barazoj bilancin e shpenzimeve.

/GazetaPremium