Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Nuk do të ketë koalicion të madh parazgjedhor

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në emisionin Pressing në T7 ka përjashtuar çdo mundësi të koalicionit parazgjedhor me partitë e mëdha, siç janë LDK, VV dhe PDK.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar në emisionin Pressing në Televizionin T7 se nuk do të ketë koalicion me partitë e mëdha, duke shtuar se përjashton çdo mundësi të koalicionit parazgjedhor me LDK-në, PDK-në dhe VV-në.

Tutje Kryeministri Haradianj ka lënë në mundësi koalicioni subjektet si NISMA dhe PSD të cilat udhëhiqen nga dyshja Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Kujtojmë se Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ishin edhe prijës së delegacionit për dialog i cili doli të jetë edhe anti-kushtetues para pak ditësh.

/GazetaPremium