Take a fresh look at your lifestyle.

Veliu: Nuk jam takuar me Sami Lushtakun

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka mohuar lajmin e Gazetes Blic se gjatë ditës së sotme është takuar me Sami Lushtakun.

Nënkryetari i LDK-së dhe njëri nga njerëzit më fuqishëm të LDK-së sot gjatë ditës dyshohet se ishte takuar me Sami Lushtakun njërin nga figurat qendrore të PDK-së, megjithatë Veliu e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka kritikuar ashpër mediat për siç thotë Veliu, publikimin e lajmeve të rrejshme.

Këtu gjeni shkrimin e plotë të Kryetarit të Podujevës Agim Veliu

“Të dashur miq,
Nga shume gazetarë dhe qytetarë po marr thirrje për një lajm të botuar në një portal, për kinse një takim timin me Sami Lushtakun – kryetar i PDK-së në Skenderaj. 
Nuk është në natyrën time të merrem me lajme të rreme, të cilat të vetmin qëllim kanë dëmtimin e procesit të brendshëm zgjedhor në LDK, i cili ka hyrë në fazën finale. 
Mirëpo, për shkak të interesimit të opinionit publik ua bëj me dije se, jo vetëm sot, por asnjëherë në jetë nuk jam takuar jo zyrtarisht me Samiun.
Sot kam përmbyllur një ditë pune dhe sipas agjendës kam pasur takim me qytetarë të komunës sonë. 
Me këtë rast, dua t’u bëj thirrje mediave që të jenë me të kujdesshëm për lajmet që plasojnë dhe t’i konfirmojnë ato para se t’i publikojnë. 
Gjithashtu, ftoj qytetarët, veçmas anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së që lajmet e tilla dhe të ngjashme t’i marrin me rezervë, sepse tash kur fryma e fitores së LDK-së po dominon kudo, për pasojë do të ketë edhe propagandë të pa bazuar dhe pa asnjë argument, por edhe shpifje si kjo e sotmja.

I juaji Agim Veliu!”

/GazetaPremium