Take a fresh look at your lifestyle.

Haxhiu thotë se veprimi i Haradinajt për të thirrur mbledhje të Qeverisë “do të ketë pasoja”

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas lajmit se Ramush Haradinaj, edhe pse ka dhënë dorëheqje, për të premten ka thirrur mbledhje të Qeverisë.

Haxhiu në një prononcim të shkurtër për Koha.net, tha se veprimi i Haradinajt do të ketë pasoja.

“Në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqje, Qeveria ka rënë dhe mandati i kësaj Qeverie ka përfunduar, kjo specifikohet edhe me Kushtetutë edhe me aktgjykimin e GJK. Këto veprime të Qeverisë që ka rënë janë shkelje kushtetuese, abuzim dhe shkelje penale. Prandaj do të ketë pasoja”, tha Haxhiumë

Kujtojmë që tani Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit duke thënë se procesin e hetimeve nga Haga do ta kaloj pa petkun e pushtetit.

/GazetaPremium