Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova përparon për një pozitë në renditjen e re të FIFA-s

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve. Kosova e sheh veten një pozitë më lartë në krahasim me muajin e kaluar. “Dardanët” gjenden në pozitën e 120-të me 1149 pikë

Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” e shohin veten në pozitën e 120-të në krahasim me atë të 121-të në të cilën gjendeshin muajin e kaluar.

Republika e Kosovës

Verdhekaltrit kanë 1149 pikë, sa kishin edhe muajin e kaluar, pasi në këtë periudhë nuk kanë zhvilluar ndeshje.

Ekipi i Bernard Challandes gjendet prapa Taxhikistanit dhe përpara Namibisë.

Në muajin gusht nuk pritet ndonjë lëvizje në renditje pasi Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 në muajin shtator, më 7 kundër Republikës Çeke dhe më 10 ndaj Anglisë. 

/GazetaPremium