Take a fresh look at your lifestyle.

Një vajzë raporton në Polici se u kidnapua e u dhunua seksualisht në një motel në Prishtinë

Një vajzë nga Prishtina, dje ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga një person, njofton Koha.Net

“Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti.

/GazetaPremium