Take a fresh look at your lifestyle.

Shpërthimi i transformatorit në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një nga punonjësit

Një nga tre punonjësit e plagosur si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se në transformator ka pasur një defekt dhe për shkak të tensionit të lartë elektrik kanë marrë flakë kabujt elektrik dhe si pasojë e rrymë elektrike janë dëmtuar 3 punëtorë, njofton Top Channel.

Policia e Tiranës raporton se të plagosurit Sari Çollaku dhe Fari Çollaku, ndërsa Gjergji Sula humbi jetën.

/GazetaPremium