Take a fresh look at your lifestyle.

KFOR i përgjigjet Vucicit: Po pati kërcënime ne reagojmë, situata në Kosovës është e qetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha ditë më parë se ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës, por një përgjigje atij i ka ardhur nga KFOR’i, duke deklaruar se gjithçka është në rregull dhe situata është e qetë, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i KFOR’it, Pio Sabetao ka thënë për gazetën serbe Danas se situata aktuale e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll.

Sabetao ka deklaruar se KFOR do të reagon ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

“KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha Sabeta.

I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën terroriste shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabeta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën.

Presidenti i Serbisë, Vuicic, në një bisedë për TV Prva ditë më parë, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, “porse nuk do të ketë zbatim të planit të B-13, meqë Serbia nuk do të lejojë pogrom ose vrasje të serbëve”./gazetametro.net