Take a fresh look at your lifestyle.

Klubi zviceran “godet” tifozët serbë, ua ndalon hyrjen në stadium

Klubi i famshëm zviceran, Young Boys ka marrë vendim që të mos u shesë bileta tifozëve serbë për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës, e cila do të zhvillohet më 21 gusht në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi dhe reagime në Serbi, ndërsa serbët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër janë tejet të hidhëruar në klubin zviceran, raporton Gazeta Express.

“Posa e thirra në sekretariatin e Young Boys për të parë nëse kjo ishte e vërtetë që ne nuk mund të blejmë bileta. Ai më vërtetoi gjithçka. Të gjithë serbët janë të dëshpëruar për shkak të kësaj ndalese që po u bëhet padrejtësisht”, thotë një burim i gazetës serbe, “Kurir”.

Tifozët e Crvena Zvezdës njihen për huliganizëm dhe skandale të shumta në stadiume dhe jashtë tyre, andaj klub i zviceran e ka marrë vendimin për t’u mos u dhënë bileta për një siguri më të madhe.

/GazetaPremium