Take a fresh look at your lifestyle.

Reagon Bejta: Veseli tjetër gjë thotë në Kosovë, e tjetër gjë i thotë Brukselit e Washingtonit

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së njëkohësisht asambleistja e kësaj partie Fiknete Bejta, i ka reaguar ashpër kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së dhe njëherish edhe asambleistja e kësaj partie Fiknete Bejta, i ka reaguar ashpër kryetarit të PDK-së z. Kadri Veseli, pas deklaratës së këtij të fundit se ai është politikan i pranueshmë si në Bashkimin Europian poashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Bejta e ka quajtur njëri servil z. Veseli duke ja kujtuar atij se ai tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bënë, ku sipas saj zotri Veseli asnjëherë nuk e transmeton në publikun kosovar atë që ua premton ndërkombëtarëve, pra me një fjalë z. Veseli është një ntjëri servil i cili frigohet që miqve të Kosovës tua thotë të vërtetën dhe atë çka ai mendon.

Këtu gjeni shkrimin e anëtarës së Kryesisë së AAK-së z. Bejta.

“Kadri Veseli po thotë, Kosovës i duhet një Kryeministër servil ndaj të tjerëve , një Kryeministër që diqka tjetër thotë në Bruksel e Washington dhe diqka tjetër thotë në Kosovë”

Kujtojmë që raportet në mes të AAK-së dhe PDK-së janë prishur dukshëm, kjo edhe për shkak të temës së Korigjimit të Kufijve ku, z. Veseli kishte preferuar ta mbështeste Presidentin Thaçi në iden e tij pro korigjimit, dhe jo Kryeministrin Haradinaj i cili doli hapur kundër kësaj ideje, e cila sipas Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, popullin e Kosovës do ta shpie në luftën e radhes.

/GazetaPremium