Take a fresh look at your lifestyle.

Përfundon takimi Haradinaj-Limaj, ja për çka u morën vesh

  • Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot janë takuar në ndërtesën e Qeverisë

Menjëherë pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka disponim për koalicion, por që nuk kanë arritur dhe nuk janë dakorduar ende për një marrëveshje të tillë.

“Ende nuk ka diçka zyrtare që mund të çojë në ndonjë bashkëpunim parazgjedhor”, ka thënë Haradinaj.

Por sipas tij nuk janë shterur ende mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit me Nisman./Gazeta Blic