Take a fresh look at your lifestyle.

Mirena i thotë Haradinajt: Autostradat nuk ndërtohen me logjikë lokaliste

Analisti, Ilir Mirena duke diskutuar për Autostradën e Dukagjinit në Debat Plus ka theksuar se nuk duhet të bëhen investime me logjikën lokaliste.

“Pse Anamorava paska e Dukagjini s’paska, nuk bëhen investimet me këtë logjikë duhet shikuar rëndësinë e investimit, kostoja, levërdia ekonomike të cilën e ka ajo autostradë”, tha Mirena.

Tutje, Mirena tha se nëse nisemi me këtë logjikë as Drenica nuk ka autostradë.

Ndërsa, Daut Haradinaj tha se Autostrada e Dukagjinit duhet të bëhet sepse ka qarkullim në atë rrugë, resurset njerëzore, e natyrore janë në element i rëndësishëm se pse duhet të bëhet ajo rrugë.

Kujtojmë që kostoja e Autostradës së Dukagjinit është afro 1 miliardë euro