Take a fresh look at your lifestyle.

Nesër klasikja e vjetër Liverpool-Arsenal, kush fiton?

Nesër e Shtunë me fillim nga ora 18:30 pritet të luhet klasikja e vjetër e futbollit anglze derbi në mes Liverpool dhe Arsenal

Nesër me fillim nga ora 18:30 futbolli anglez dhe ai botëror do të ketë mundësinë ta ndjek klasiken e vjetër të Premier League atë në mes të Liverpoolit të Jurgen Klopp dhe Arsenalit të Unai Emery.

Liverpool pritet të jetë i kompletuar pasi pritet të kthehe edhe i lënduari Dejan Lovren, kurse Arsenal pritet ta aktivizoj të plotë transferin e ri Nicolas Pepe, kurse Ozil e Xhaka pritet që të mos jenë startues, por mund të jenë në pankinë.

Ndeshja në mes Liverpool dhe Arsenal pritet të ofroj spektakel pasi është njëra nga ndeshjet që çdoherë ka prodhuar shumë gola.

Ndeshja do të luhet në tempullin e zjarrtë të quajtur”Anfild” dhe do të drejtohet nga referi Anthony Taylor.

/GazetaPremium