Take a fresh look at your lifestyle.

Arban Abrashi zgjidhet Sekretar i LDK-së

Deputeti nga radhet e LDK-së Arban Abrashi sot është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së.

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi i cili në vitin 2017 ishte edhe kandidat i kësaj partie për Komunen e Prishtinës, është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së.

Abrashi këtë gradim të tij brenda partisë e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ku në mes tjerash ka falenderuar Kryetarin e LDK-së Isa Mustafën si dhe Kryesinë e re të LDK-së për mundësinë që i kanë dhënë.

Tutje LDK sot ka diskutuar për kandidatin e saj për Kryeminister, por si duket ende nuk kanë gjetur dakordimin për nominuar kandidatin e tyre. Sipas burimeve të Premium, LDK planifikon që kandidati i LDK-së për Kryeminister të jetë Vjosa Osmani, por kjo gjë është lënë tu thuhet mediave ditën e hënë.

/GazetaPremium