Take a fresh look at your lifestyle.

Liverpooli e mposht me lehtësi Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Reds kanë arritur të fitojnë derbin e javës ndaj Topçinjve, të cilët i ka mposhtur pa shumë vështirësi në Anfield.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të me anë të Joel Matip, i cili shënoi për 1-0, ndërsa rasti më i mirë për Arsenalin në ketë pjesë i takoi Nicolas Pepe (31′).

Festa e Matip pas golit të shënuar (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Reds hyrën furishëm duke arritur të shënojnë edhe një gol të shpejt, ndërsa pas disa minutave edhe golin e tretë.

Ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 49-të, ndërsa në të 59-tin arriti të shënojë një gol të bukur për 3-0.

Salah shënoi dy gola në derbi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm londinezët arritën të gjejnë golin dhe të ngushtojnë epërsinë.

Ishte mesfushori Lucas Torreira, i cili shënoi në minutën e 85-të për 3-1 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

LPas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa Arsenali renditet i dyti me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds udhëtojnë te Burnley, ndërsa Topçinjtë i presin rivalët lokal të Tottenham Hotspur.

/GazetaPremium