Take a fresh look at your lifestyle.

Testohet në pistë një 911 i përditësuar

Modeli i ri, ka vetëm ndryshime të lehta në krahasim me modelin e tanishëm

Suksesi i madh që ka arritur 911 GT3, duket se ka bërë që Porsche të merr pjesë nga kjo makinë dhe të vendosë edhe në modele tjera nga kjo linjë e prodhimit, transmeton Telegrafi.

Kështu duket se ka vepruar edhe me versionin e ri të këtij modeli, që ka filluar të testohet në piste me disa përditësime të lehta.

Bazuar në pamjet e siguruara në Nurburgring të Gjermanisë, shihet një model i ri që e ka hapësirën për nxjerrjen e gazrave të vendosur në mes, sikurse të GT3, vetëm se në pjesën e sipërme, nuk e ka edhe krahun e madh sikur të këtij modeli.

Të gjitha pjesët e kësaj Porsche janë të mbuluara me shtresa kamuflazhi, duke lënë të kuptoset se do të pësojnë ndryshime që pritet të jenë shumë të mira.

/GazetaPremium