Take a fresh look at your lifestyle.

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Unitedit për Sanchezin

Inter më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez.

Sky Sport Italia, BBC Sport dhe Sportitalia kanë raportuar se të dyja klubet janë pajtuar për një huazim njëvjeçar, e cila nuk përfshin mundësinë e blerjes.

Për më tepër, Inter do të mbulojë pesë milionë euro pagë prej 23 milionë eurove për kilianin për kohëzgjatjen e qëndrimit te italianët.

Futbollisti 30-vjeçari do të arrijë në Milano gjatë ditës së nesërme për testet mjekësore përpara se nënshkruajë kontratën e huazimit.

Kjo shënon një rikthim në Serie A për reprezentuesin e Kilit, i cili luajti për Udinesen mes vitit 2006 dhe 2011.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 32 paraqitjet për Djajtë e Kuq dhe ka realizuar tri gola në të gjitha garat.

/GazetaPremium