Take a fresh look at your lifestyle.

Askush si Vjosa Osmani. Ja Pse?!!

Askush nuk ka arritur ta bëjë atë që ka bërë Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani tani kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Shtetit, ka patur një karrier shumë të luftuar, por ja ka dalur sikur askush tjetër në politiken Kosovare por edhe mbarë shqiptare.

Ajo është politikanja e vetme që ka arritur ta rifitoj besimin e lidershipit të partisë së saj, pasi që e ka humbur atë. Askush tjetër në LDK nuk e kishte arritur një gjë të tillë.

Të larguarit në vitet e 90-ta Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi e disa figura të tjera, asnjëherë nuk kishin patur shancen që të rikthehen, kjo sepse elektorati i LDK-së ua kishte mbyllur dyert. As Edita Tahiri nuk kishte arritur kurrë ta rifitoj besimin e elitës politike të LDK-së pasi që kishte vendosur të largohet njëherë. Ani pse nuk është larguar asnjëherë nga LDK-ja ish-Kryetari i Parlamentit Nexhat Daci nuk kishte arritur kurrë më pas vitit 2006 që të rikthehet në majat e LDK-së, dhe një gjë e tillë i ndodhi edhe ish-Presidentit Fatmir Sejdiu i cili përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk po arrinë dot ta ri-fitoj besimin e strukturave të LDK-së për të udhëhequr me këtë parti.

Për të kaluar tek subjektet tjera, si AAK, PDK e Vetvendosje, ku nuk gjejmë politikan-politikane që pas prishjeve të raporteve me kreun e ndonjërit subjekt, ka arritur të rikthehet dhe ta fitoj besimin e subjektit përkatës. Nuk ndodhi kështu as me Fatmir Limajn i cili pas prishi raportet me atëherë kreun e PDK-së Hashim Thaçin, më asnjëherë nuk arriti të rikthehet. Shpend Ahmeti u detyrua të largohet nga VV, pasi kishte prishur raportet me liderin e VV-së z. Albin Kurti, ku edhe Vetvendosje pësoj ndarjen e madhe të saj e cila lë dyshimet e veta karieriste të atkerëve politik brenda saj.

As në Shqipëri askush nuk ka mundur të rikthehet pasi ka humbur besimin e strukturave të partisë. Në Partinë Demokratike ku lider historik mbetet z. Sali Berisha, bashkëpunëtorja e tij e afert Jozefina Topalli, e cila nuk u pajtua që PD-ja në periudhën post-Berisha të udhëhiqet nga z. Lulzim Basha, asnjëher më nuk arriti të rikthehet në struktura të larta të PD-së.

E njëjta gjë i ndodhi Fatos Nano-s në Partinë Socialiste të udhëhequr sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Nano pasi humbi lidershipin ndaj Rames, asnjëherë nuk ju dha shanca të rikthehej.

Pra është vetëm Vjosa Osmani e cila duke patur një mbështetje të gjërë popullore dhe duke ruajtur gjuhen e komunikimit me kreun e Partisë së saj, e sidomos me Kryetarin Isa Mustafa, dhe përkundër që kishte kundërshtuar ashpër partinë e saj gjatë periudhes kur LDK kishte bërë koalicion me PDK-në, njëashtu, përkundër që kishte dalur haptasi si kunder-kandidate e Isa Mustafës në zgjedhjet e mrendshme të vitit 2015 në LDK, ajo u rikthye në lidershipin e partisë dhe për më tepër më e fortë se kurrë, duke marrur kandidimin e kësaj partie për Kryeministre të vendit.

Vjosa Osmani padyshim ka bërë karieren e rrezikshme që nuk do ta bënte askush, por që sot ja kanë lakmi të gjithë.

/GazetaPremium