Take a fresh look at your lifestyle.

Kadaj-Bujupi: Haradinaj u la i vetëm nga të gjithë për taksën

Anëtarja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, e ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’, ka thënë se Haradinaj u la i vetëm nga të gjithë liderët dhe të gjitha partitë kur erdhi puna të taksa.

“Haradinaj u la i vetëm nga të gjithë për taksën”, tha Kadaj-Bujupi në “DPT te Fidani”.

Ajo këtu ka përfshirë të gjithë liderët dhe të gjitha partitë, duke mos e përjashtuar as Fatmir Limën e Nismës.

“Të gjithë janë tërhjekë kur erdhi puna te taksa, e kur e panë që kryeministri nuk po ndryshon qëndrim janë kthy disa nga Haradinaj”, shtoi Kadaj-Bujupi në T7.

Kujtojmë që taksa u vendos nga tani Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, si pasoj e lobimit serb për çnjohjet që po ja bënë Kosovës.

/GazetaPremium