Take a fresh look at your lifestyle.

Ministria e Financave ndan mjetet për KQZ-në

Ministria e Financave me qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarje të buxhetit për KQZ-në.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna tha se gjatë  24 orëve të ardhshme mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së e cila kjo e fundit do t’i shfrytëzojë për organizimin e zgjedhjeve.

Të martën, KQZ, në mbledhjen e saj kishte kërkuar 5 milionë e 698 mije euro nga institucionet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve.

Ndërsa, dje mbledhjen e paralajmëruar për orën 11:00, KQZ nuk e ka mbajtur fare. Drejtues të KQZ-së paralajmëruan para dy ditësh se nuk do të marrin as një veprim për organizimin e zgjedhjeve pa para.

Ndryshe, Ministria e Financave kishte mbetur peng i Kushtetueses për një opinion se si të veprojë në këtë rast për shkak të gjendjes së krijuar që nga rënia e Qeverisë Haradinaj.

/GazetaPremium