Take a fresh look at your lifestyle.

Dreshaj: Nuk çuditemi kur Nitaj flet për tavolina, sepse ai vjen nga tavolinat ku bëhen pazare

Drejtori për Urbanizëm i Komunës së Istogut Besart Dreshaj, i ka replikuar ashpër ish-deputetit të AAK-së Muharrem Nitajt, pasi që ky i fundit e kishte cekur fitoren e LDK-së në Istog si fitore e dyshimtë.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Istogut Besart Dreshaj, i ka replikuar ish-deputetit të AAK-së Muharrem Nitaj, kjo pasi ky i fundit kishte kritikuar qeverisjen komunale të Kryetarit Haki Rugova në Istog.

Dreshaj, thotë se ai që përmendi tavolinat, për komunën e Istogut, ështè njëri i cili ka ardhur vet nga tavolinat ku bëhen pazare. Tutje drejtori i Urbanizmit Besart Dreshaj se fitorja e LDK-së në Istog është fitore e qytetarëve në teren.

Këtu e gjeni shkrimin e plotë të Besart Dreshajt

“Ish deputeti Muharrem Nitaj paska folur për fitoren e LDK-së në Istog, fitoren e qytetarëve nē teren, dhe siç thotë ai, humbjen e AAK-së në tavolinë. Nuk çuditemi aspak kur Nitaj flet për tavolina, sepse në politikë, ai vjen nga tavolinat ku bëhen pazare, matematika e biznes. Por sa për Istog, Muharremi duhet ta dijë që ne ua rezervojmë humbjen për një të ardhme pa afat. Politikani i Click-ut, nuk duhet të flasē për Istogun, ai le t’na flasë diçka për PAN hajninë dhe legjislaturën e dështuar ku ai bënte pjesë 100%!”

Kujtojmë që LDK kishte mundur AAK-në në Istog në zgjedhjet komunale të vitit 2017-të.

/GazetaPremium