Take a fresh look at your lifestyle.

Abrashi: Kjo qeveri që ishte e ka dëmtuar procesin e Liberalizimit të Vizave

Arban Abrashi deputet i LDK-së ka kritikuar qeverinë Haradinaj, duke treguar se kjo e fundit e ka dëmtuar procesin e Liberalizmit të vizave.

Arban Abrashi deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovë në debatin që kishte me oponentët e tjerë nga subjektet tjera politike, tregoi sakt se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Haradinaj ka dëmtuar procesin e Liberalizmit.

Abrashi tha se: “Fakti që janë humbur fondet për Sallë Koncertale, si dhe humbja e fondeve për depotë për materiale të rrezikshme, ku po flasim për 30 Milion Euro, ndikon direkt në Liberalizimin e Vizave.”

Tutje Arban Abrashi theksoj se: “Qeveria e Republikës së Kosovës sipas raportit të progresit ka ndikuar ngativisht në procesin e Liberalizimit, pasi që është rritur numri i zëvendës ministrave, dhe krejtë këto ndikojnë tek secili anëtarë në kshillin e ministrave të BE-së, të cilët e stopojnë liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova nuk është rritur ende për Liberalizim.”

Sipas Abrashit, këto janë sinjalet negative që Qeveria e Kosovës ka dërguar në BE, dhe sipas tij, asnjë marrëveshje me Serbinë nuk ta garanton liberalizimin e vizave, pa plotësuar kriteret bazë për Liberalizim.

/GazetaPremium