Take a fresh look at your lifestyle.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së Rrezarta Krasniqi i futet garës për deputete

Dega e LDK-së në Vushtrri ka caktuar dy emrat e saj për deputetë në zgjedhjet nacionale të këtij viti.

Risia e kësaj dege është se ka nominuar për deputete anëtaren më të re të Kryesisë Qëndrore të LDK-së e ajo është Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi njifet si vajzë e cila kishte shtyer para iden e unifikimit të kësaj dege të LDK-ës, në zgjedhjet e mrenshme të kësaj partie të mbajtur muaj më parë.

Ndërsa ky është njoftimi i degës së Vushtrrisë i bërë nga Kryetari i kësaj dege Hysni Gërguri,

“Kryesia e Degës së LDK-së, në Vushtrri në mbledhjen e mbajtur me 01.09.2019, vendosi unanimisht që kandidat për Kuvendin e Kosovës nga Dega, të jenë: Hysni Gërguri dhe Rrezarta Krasniqi”, ka shkruar ai.

/GazetaPremium