Take a fresh look at your lifestyle.

Nenad Rashiq: Serbët e Kosovës, janë popull i kapur

Rashiq tha në emisionin Pressing Zgjedhor në T7 se derisa shteti i Kosovës, është shtet i kapur, serbët e Kosovës janë popull i kapur.

Nenad Rashiq, tha se nuk kanë bisedime me partitë shqiptare për ndonjë koalicion të mundshëm.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriqm, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq.

Kujtojmë që Nenad Rashiq është ndoshta rivali kryesor i Listes Serbe brenda përbrenda minoritetit serb në Kosovës.

/GazetaPremium