Take a fresh look at your lifestyle.

Reçica: Kemi dëshmuar se jemi në shërbim të plotë të qytetarëve

Anëtari i Kryesisë së NISMA’s Socialdemokrate, njëherësh ministër i MPMS-së, Skender Reçica ka thënë se NISMA, gjatë periudhës 2 vjeçare në Qeveri, me punën dhe angazhimin ka dëshmuar se është në shërbim të plotë të interesit qytetar.

Këto komente ai i bëri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Reçica ka folur konkretisht edhe për punën në MPMS.

“Kemi iniicuar reforma në fushën pensionale, sociale, marrëdhënies së punës. Kemi ndërmarrë hapa konkret sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë. Sot po të shëtisësh në Prishtinë sheh një pamje tjetër nëpër vendpunishte dhe masat e sigurisë po respektohen.

Ne kemi trajtuar rreth 27.000 punëkërkues në punësim të rregullt, masa aktive të tregut të punës, aftësim profesional”, tha Reçica. Ai tha se NISMA është në fazën e finalizimit të listës për deputetë dhe në fazën e harmonizimit të programit, bashkë me partnerët e koalicionit.

/GazetaPremium