Take a fresh look at your lifestyle.

Punë e mirë nga AAK: Fiknete Bejta në listë për deputete

Profesoresha e ekonomisë Fiknete Bejta është futur në listen e AAK-së për deputete, duke e bërë më të pasur listën e AAK-së.

Profesoresha e ekonomisë Fiknete Bejta është futur në listen e AAK-së për deputete, duke e bërë më të pasur listën e AAK-së. Zonjushaa Bejta këtë kandidim të saj e ka bërë publik përmes rrjetit social Facebook, ku edhe ka falenderuar subjektin e saj AAK.

Këtu gjeni shkrimin e plotë të z. Fiknete Bejta.

“Të nderuar miq, bashkëpunëtorë e familjar,

Më lejoni të ju informoj se kam marrë mbështetjen e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës të përfshihem në Listën e Kandidatëve për Deputetë në Zgjedhjet Nacionale të 6 Tetorit.
Në Kuvendin e Prishtinës si Këshilltare për më pak se dy vjet u angazhova me përkushtim në punën time, mora disa iniciativa , dhashë propozime dhe mbrojta interesin e qytetarëve në çdo rast
.

Në Kuvendin e Prishtinës i dhashë prioritet sidomos trajtimit të zhvillimit të rajonit të Gollakut, mirëpo disa çështje nuk mund të dëgjoheshin në nivelin qendror në mungesë të deputetëve nga ky rajon.
Arsyeja e këtij kandidimi ka të bëj me vullnetin tim, që të ofroj kontribut në politikëbërje, në zhvillim të ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit përmes nivelit përfaqësues në Kuvendin e Kosovës duke u zotuar të jem zë i fuqishëm i qytetarëve të mi.
Duke shpresuar në mbështetjen tuaj për mua dhe për Kandidatin e Koalicionit AAK- PSD për Kryeministër, z.Ramush Haradinaj, ju falenderoj paraprakisht për ndihmën dhe mbështetjen tuaj në këtë sfidë që po e presim.
#Kosovashtet100%”

Kujtojmë që Fiknete Bejta vjen nga Dega e AAK-së në Prishtinë.

/GazetaPremium