Take a fresh look at your lifestyle.

VV kandidon në listë për deputet përsonin që Skenderbeun e quan tradhtar

Hysamedin Feraj, kandidat i VV’së për deputet me nr.45, para një kohë ishte përfshirë në debatin se heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu kishte kryer masakra mbi myslimanët të cilët s’pranon të bëheshin të krishterë. Ai e kishte quajtur tradhtar Skenderbeun, ani pse Skenderbeu siç e dimë të gjithë kishte çliruar trojet Shqiptare.

Veç kësaj, Feraj kishte shkruar se masakrat që kishte kryer Skenderbeu s’ishin kryer nga Perandoria Osmane ndaj shqiptarëve.

Shikoni cfarë kishte thënë kandidati i VV-së Feraj.

Së pesti, Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nga tradhtari i quajtur “Skenderbe” nuk janë kryer gjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë) e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike shqiptare”, kishte shkruar Feraj.

/GazetaPremium