Take a fresh look at your lifestyle.

Vjosa Osmani sot viziton lagjen e Presidentit Rugova

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për Kryeministre sot do ta vizitoj lagjen Velania, aty ku jetoj dhe veproj Presidenti historik Ibrahim Rugova

Vjosa Osmani-Sadriu, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre sot do ta vizitoj lagjen e ish- Presidentit Ibrahim Rugova. Osmani në lagjen Velania do të jetë rreth orës 18:00, ku pritet të takoj shumë qytetar.

Osmani, e cila po vazhdon turin e saj në të gjithë vendin vjen pikërisht nga Dega e Presidentit Rugova apo siç njihet si Dega e III-të, gjë e cila i jep një motiv shtesë në rrugen e saj drejtë fitores eventuale në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Kujtojmë që Presidenti Dr. Ibrahim Rugova kishte jetuar dhe vepruar në lagjen Velania të Kryeqytetit, lagje kjo e cila është njëra nga lagjet e njohura të Kryeqytetit, kjo, sepse aty bashkë me Presidentin Rugova dikur në vitet e 90-ta, Levizja Demokratike e Kosovës, sot Lidhja Demokratike e Kosovës kishte ideuar rrugën e cila do ta dërgonte Kosovën drejtë Pavarësisë.

/GazetaPremium