Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj: Vjedhja e bustit të luftëtarit të UÇK-së akt i shëmtuar, personat përgjegjës të dalin para drejtësisë

Një ditë më parë policia e Kosovës ka njoftuar se është vjedhur busti i dëshmorit Smajl Hajdari në Pejë.

E për këtë akt të shëmtuar, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Posti i plotë:

“Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet! RH”

Kujtojmë që vjedhjet dhe plaçkitjet janë kthyer në një profesion tani më për një shtresë të shoqërisë, dhe vetëm gjatë këtij viti në Kosovë ka patur qindra raste të vjedhjeve të ndryshme, ku target kryesor ishin bankat të cilat operojnë në Kosovë.

/GazetaPremium