Take a fresh look at your lifestyle.

LDK-së i është dashur një Sekretar si Abrashi që viziton çdo shtresë të qytetarve

Sekretari organizativ i LDK-së Arban Abrashi po vazhdon të jetë mjaft aktiv, duke vizituar çdo shtresë qytetare.

Sekretari organizativ i LDK-së Arban Abrashi po vazhdon punën e tij me mjaft angazhim, kjo pasi siç po vërehët edhe nga takimet që Abrashi po i bënë publike, ai po takon thuajse çdo shtresë të qytetarëve, me iden e vetme siç është shprehur edhe z.Abrashi për ta shtrirë LDK-në tek çdo qytetar i Republikës së Kosovës.

Arban Abrashi i cili sot kishte vizituar punëtorët e njërës nga kompanitë e ndërtimit të rrugëve, u shpreh se: “Lidhja Demokratike e Kosovës do të punoj që punëtorët të kenë kushte më të mira të punës.”.

Arban Abrashi i cili ishte edhe kandidat për Komunë të Prishtinës nga LDK, është sërish në garë për deputet të kuvendit të Kosovës, duke u rënditur nga subjeki i tij politik si i 13-ti në listë për deputet.

Kujtojmë që ky muaj po përcjellet me një fushatë zgjedhore për zgjedhje nacionale, të cilat do të mbahen me 6 Tetor, zgjedhje këto të cilat erdhen pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj.

GazetaPremium