Take a fresh look at your lifestyle.

Nipi i Adem Grabovcit kandidat i PDK-së i fitoi 12 tenderë në vlerë 4,4 milionë euro

Nipi i Adem Grabovcit, Valon Grabovci i cili është kandidat për deputet i PDK-së, fitoj 12 tenderë në vlerë prej 4.4 milionë euro.

Nipi i Adem Grabovcit, Valon Grabovci në maj të vitit 2019 e kishte vendosur nënshkrimin mbi një kontratë në vlerë 1,9 milion euro, si pronar i kompanisë “Zenith Group”. Kjo ishte vetëm njëra nga 12 kontratat që dy bizneset e tij kanë fituar nëpërmes tenderëve gjatë 12 muajve të fundit nga institucionet e Kosovës.

Këto kontrata kapin vlerën e rreth 4,5 milionë euro. Kurse, vetëm Zenith Group, që ishte regjistruar në gusht të vitit 2018 si biznes, ka arritur të fitojë 9 kontrata në vlerë prej 3.3 milionë euro nga institucionet e Kosovës.

Valon Grabovci është duke garuar për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli. PDK-ja në këto zgjedhje po garon më premtimin kryesor për luftim të korrupsionit dhe nepotizimit. Veseli, listën e kandidatëve të PDK-së për deputet e ka proklamuar si listë pa persona me aktakuza për korrupsion e nepotizëm. E njëri prej personave të fuqishëm që ka mbetur jashtë listës së PDK-së është Adem Grabovci, i cili është pjesë e aktakuzës për rastin “Pronto”. Njofton Kllxo.com.

Por, familja Grabovci do të ketë serish një kandidatë në listën e PDK-së, Valon Grabovci. Adem Grabovci i akuzuar në rastin e njohur si “Pronto” është duke bërë fushatë për nipin e tij, Valonin.

/GazetaPremium