Take a fresh look at your lifestyle.

Spanja kampione e botës në basketboll

Kombëtarja e Spanjës është bërë kampione e botës në basketboll duke mposhtur Argentinën.

Të dy skuadrat e mëdha janë përballur në finale të Kampionatit Botëror që është zhvilluar në Pekin të Kinës.

Takimi ka përfunduar me rezultat 97:75 në favor të spanjollëve, duke bërë kështu Spanjën si kampionet më të re.

Kujtojmë që para 4 viteve këtë trofe e kishte fituar SHBA-ja, e cila këtë edicion të Kupës së Botës e mbylli tmerrësisht keq duke u eleminuar nga Franca.

Më herët, u zhvillua ndeshja për medaljen e bronztë, ku Franca mposhti Australinë me rezultat 67:59.

/GazetaPremium