Take a fresh look at your lifestyle.

KQZ publikon numrat e subjekteve politike në zgjedhjet e 6 Tetorit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar numrat e të gjitha partive të tërhequr gjatë pasdites së sotme.

Është organizuar ceremonia e tërheqjes së shortit nga KQZ, ku 25 subjektet politike janë në pritje që të tërheqin numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112 për renditje në fletëvotim.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119 për renditje në fletëvotim.

Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr numrin 126 për renditje në fletvotim.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr numrin 122 për renditje në fletvotim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 134 për renditje në fletëvotim.

Partia Euroatlantike ka tërhequr numrin 129 për renditje në fletëvotim.

Partia Fjala ka tërhequr numrin 125 për renditje në fletëvotim.

Kujtojmë që zgjedhjet nacionale do të mbahen me 6 Tetor të këtij viti, kjo pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj.

/GazetaPremium